Në zgjedhjet e sotme, amerikanët vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin, një vendim që do të ketë ndikim të rëndësishëm në aftësinë e presidentit Donald Trump për të zbatuar politikën e tij gjatë dy viteve të mbetura të mandatit.
Kongresi, i cili është parlamenti amerikan, përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, shtetet më të mëdha kanë më shumë përfaqësues për shkak të popullsisë së tyre më të madhe.
Ndërkohë, në Senat, çdo shtet dërgon nga dy senatorë, pavarësisht numrit të banorëve. Çdo ligj duhet të marrë miratimin e të dyja dhomave, dhe Senati, përveç të tjerave, konfirmon emërimet e presidentit në pozita të rëndësishme shtetërore.
Kongresi gjithashtu vendos për buxhetin e shtetit dhe mbikëqyr punën e administratës presidenciale.
Nëse demokratët arrijnë të fitojnë shumicën në njërën ose në të dyja dhomat, Trump do ta ketë më të vështirë të miratojë ligje dhe të financojë planet e tij.




