temp image 216 temp image 216 scaled

Rezultatet e Para të Zgjedhjeve të Mesmandatit në SHBA: Demokratët në Epërsi

- Advertisement -

Rezultatet e para të projektuara nga CNN për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara tregojnë një epërsi të dukshme të demokratëve në garën për Senatin.

Sipas këtyre të dhënave, deri në momentin e publikimit, janë projektuar 35 ulëse për demokratët, ndërsa republikanët kanë marrë 31 ulëse.

Nga këto, 34 ulëse demokrate dhe 31 republikane nuk ishin në garë për këto zgjedhje.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët deri tani kanë siguruar katër ulëse, ndërsa republikanët kanë arritur të fitojnë dy.

Për të marrë kontrollin e kësaj dhome, një parti i nevojiten 218 nga gjithsej 435 ulëset.

Në garat për guvernatorë, republikanët kanë tetë fitore të projektuara, ndërsa demokratët kanë arritur gjashtë fitore.

- Advertisement -