BallinaPolitikNdryshimet në Arsim: Orari i Ri për Fëmijët dhe Rregullat për Rrjetet...

Ndryshimet në Arsim: Orari i Ri për Fëmijët dhe Rregullat për Rrjetet Sociale

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur dy ndryshime të rëndësishme që do të prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Në një deklaratë të tijën të premten, ai njoftoi se nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

Rama theksoi se kjo zgjatje e orarit shkollor ka si qëllim t’u ofrojë prindërve mundësinë për të punuar, ndërsa fëmijët do të kenë mundësi të angazhohen në aktivitete sportive, kulturore dhe kreative.

Për më tepër, ai njoftoi se do të fillojnë konsultimet me prindërit dhe mësuesit për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Në këtë kontekst, Rama përmendi se po diskutohet për kufizimin e moshës për të rinjtë, duke u përqendruar në moshat deri në 16 apo 18 vjeç.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments