Fotografia tradicionale e përbashkët e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s është hequr nga agjenda zyrtare e takimit, për shkak se disa nga ta refuzuan të pozonin pranë përfaqësuesit të Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, e vlerësoi pjesëmarrjen e Lavrovit si një “moment të sikletshëm”, ndërsa homologu i tij gjerman theksoi se nuk mund të ketë kthim në marrëdhëniet e zakonshme me Rusinë.
Refuzimi i disa delegacioneve për të qëndruar pranë përfaqësuesit rus çoi në vendimin e organizatorëve për të anuluar fotografinë tradicionale nga programi zyrtar i takimit.
Megjithatë, ky zhvillim nuk e pengoi Lavrovin të merrte pjesë në pritjen mirëseardhëse të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
