BallinaPolitikPaketë e Re e Komisionit Evropian: Vlerësimi i Kosovës në Rrugën drejt...

Paketë e Re e Komisionit Evropian: Vlerësimi i Kosovës në Rrugën drejt BE-së

- Advertisement -

Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqesë Paketën më të Re të Komisionit Evropian, e cila vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe Kosovën si një kandidat potencial.

Për vendin tonë, Drafti thekson se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional, faktorë që kanë penguar punën e qeverisë dhe kanë ndikuar në gjyqësor dhe prokurori nga grupet e interesit.

Komisioni Evropian, në Raportin e Zgjerimit për Kosovën, përfshin nevojën për përshtatjen e plotë të vendit me Politikën e Jashtme të BE-së, një hap që Brukseli e mirëpret.

Gjithashtu, Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një aspekt i rëndësishëm që trajtohet çdo vit në dokumentin që do të publikohet të mërkurën.

Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, theksohet se nuk është vetëm një kusht për rrugën evropiane për të dyja vendet, por është gjithashtu kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të shoqërive të të dyja vendeve dhe tërë rajonit.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments