BallinaPolitikReagimi i Kreditimit Rural të Kosovës pas tragjedisë së Arlinda Zekajt

Reagimi i Kreditimit Rural të Kosovës pas tragjedisë së Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka shprehur reagimin e tij pas raportimeve se familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Pejë, kanë pranuar mesazhe për shlyerjen e kredisë së saj të mbetur.

Arlinda Zekaj kishte marrë një kredi prej 9 mijë eurosh, me një familjar si garantues.

Pas vrasjes së saj, disa mesazhe iu dërguan të afërmve, ku rikujtohej detyrimi financiar ndaj bankës.

Përmes një komunikate për media, KRK ka sqaruar se mesazhi për vonesën e pagesës ishte gjeneruar automatikisht nga sistemi elektronik, pa asnjë ndërhyrje manuale.

Institucioni ka theksuar se, në momentin kur u njoftua për dërgimin e mesazhit, rasti ishte tashmë në proces të trajtimit nga ana e tyre.

- Advertisement -

KRK ka bërë të ditur se mesazhi nuk ishte dërguar me qëllim dhe se nuk ka pasur asnjë synim për të shpërfillur ose shfrytëzuar këtë ngjarje tragjike. “Megjithatë, e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë e situatës dhe dhimbjen e familjes, ndaj na vjen sinqerisht keq për këtë keqkuptim të krijuar”, thuhet në komunikatë.

Kreditimi Rural i Kosovës gjithashtu i ka kërkuar falje familjes së Arlinda Zekajt dhe ka shprehur ngushëllimet për humbjen e saj.

Po ashtu, KRK njoftoi se do të shqyrtojë mundësinë e faljes së detyrimit të mbetur të kredisë, duke marrë parasysh rrethanat dhe në përputhje me procedurat e brendshme të institucionit. “KRK mbetet e përkushtuar ndaj komunikimit të përgjegjshëm, respektimit të dinjitetit njerëzor dhe trajtimit me mirëkuptim të klientëve dhe familjeve të tyre”, thuhet në fund të komunikatës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments