Nesër, moti në Kosovë pritet të ketë vranësira, me reshje lokale shiu që do të kenë intensitet kryesisht të dobët.
Rrymimet ajrore intensive do të vazhdojnë të vijnë nga veriu dhe lindja, ndërsa në malet më të larta do të ketë reshje të herëpashershme bore.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 7 deri në 27 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 9 deri në 13°C.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
