Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka komentuar asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor, ndërsa si i dyshuar për këtë krim është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Në të njëjtën kohë, ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ishte ndaluar nga autoritetet ditën e vrasjes, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.
Vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke i shpjeguar se jeta e saj po rrezikohej.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
