BallinaPolitikSeanca fillestare për krime lufte në Gjakovë caktuar për 21 dhjetor 2026

Seanca fillestare për krime lufte në Gjakovë caktuar për 21 dhjetor 2026

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën fillestare për 21 dhjetor 2026, në orën 09:30, ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës, ku përfshihet edhe vrasja e 107 civilëve shqiptarë.

Sipas njoftimit nga Gjykata, procesi gjyqësor do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, siç është propozuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Gjykata u ka bërë thirrje 20 të akuzuarve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, është kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione relevante për vendndodhjen e këtyre personave, që t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose te organet e tjera kompetente.

Seanca fillestare është planifikuar për 21 dhjetor, në ora 09:30, ndërsa trupin gjykues do ta kryesojë gjyqtari Leon Përlaska.

- Advertisement -

Në mesin e të akuzuarve, përveç Radoiçiqit, janë edhe Millovan Kovaçeviq, Radomir Çoliq, Millosh Doshan, Predrag Ristiq, Sërgjan Kërstiq, Ljubisha Obradoviq, Zhivko Sariq, Spaso Sariq, Llazar Drashkoviq, Zvonko Ristiq, Darko Gligorijeviq, Çedomir Bozhoviq, Vlladimir Bozhoviq, Robert Dobruna, Radomir Rakoviq, Ljubisha Rakoviq, Millosh Shqepanoviq, Svetislav Gligorijeviq dhe Tomica Avramoviq.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments