BallinaSportSamuel Krasniqi: Zgjedhjet e Kombëtares dhe Aspiratat në Futboll

Samuel Krasniqi: Zgjedhjet e Kombëtares dhe Aspiratat në Futboll

- Advertisement -

Sulmuesi i Grasshoppersit, Samuel Krasniqi, ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. 19-vjeçari ishte kontaktuar nga grupmoshat e Kosovës dhe Shqipërisë, por fillimisht zgjodhi të luajë për Zvicrën U21.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, ai ka folur edhe për marrëdhënien e ngushtë me kapitenin e tij, Amir Abrashi, i cili e ndihmon vazhdimisht në zhvillimin e tij si futbollist. “Kam një marrëdhënie shumë të afërt me Amirin.

Ai është bashkëlojtari im më i mirë në ekip.

Më ndihmon shumë, por është edhe i rreptë me mua, në mënyrë pozitive.

Nuk mendoj se do të isha këtu ku jam sot po të mos e kisha një lojtar si ai pranë vetes”, tha Krasniqi.

- Advertisement -

Si Abrashi, edhe Krasniqi ka rrënjë shqiptare, nga Shqipëria dhe Kosova.

Kjo i jep atij mundësinë që në të ardhmen të zgjedhë mes tri kombëtareve. “Kombëtarja është një vendim shumë personal për mua.

Nuk jam ende në pikën ku mund të them se kam vendosur për një shtet.

Po i mbaj të hapura mundësitë për të ardhmen”, theksoi ai.

Sa i përket karrierës në nivel klubesh, futbollisti preferon të vendosë objektiva të vogla dhe të arritshme, por nuk e fsheh dëshirën për të luajtur një ditë në Spanjë. “Spanja!

Besoj se është liga që i përshtatet më së miri stilit tim të lojës”, përfundoi ai.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments