BallinaPolitikTakimi mes Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes së Maqedonisë së...

Takimi mes Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes së Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim me presidenten e këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova.

Haxhiu theksoi se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira fqinjësore, situatën e sigurisë dhe rrugën euroatlantike. “Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë.

Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve.

Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve.

Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Gjatë qëndrimit të saj në Maqedoninë e Veriut, Haxhiu pati mundësinë të takohet edhe me homologun, Afrim Gashi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments