Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka realizuar një takim me presidenten Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në detyrën e re.
Në këtë takim, Jahjaga ishte e shoqëruar nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.
Jahjaga ka shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje personale dhe institucionale për presidenten, me qëllim të mirën e përgjithshme. “Presidentes Shiroka-Pula i urova për pozitën e re në krye të shtetit, duke u zotuar në mbështetjen time personale por edhe atë institucionale në të mirë të përgjithshme”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ish-presidentja e ka cilësuar si një kënaqësi të veçantë faktin që Presidenca drejtohet sërish nga një grua.
Ajo e përshkroi Shiroka-Pulën si një zonjë me unitet dhe qëndrim për të mirën e vendit. “Presidente Shiroka-Pula, ju priftë e mbara në këtë detyrë të shenjtë, jam e bindur që ashtu siç keni hyrë edhe do ta vazhdoni faqebardhë!”, ka shkruar Jahjaga.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
