BallinaShowbizArbenita Ismajli: Një Thirrje për Ndërgjegjësim mbi Sigurinë e Grave në Shoqëri

Arbenita Ismajli: Një Thirrje për Ndërgjegjësim mbi Sigurinë e Grave në Shoqëri

- Advertisement -

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar në rrjete sociale për të ngritur shqetësime rreth pozitës së grave në shoqëri, patriarkatin dhe besimin te institucionet që duhet t’u garantojnë sigurinë atyre dhe fëmijëve të tyre.

Në një postim, Arbenita u është drejtuar grave me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke i inkurajuar të mos e ndërtoshin jetën sipas pritshmërive të shoqërisë dhe të mos heqin dorë nga pavarësia e tyre vetëm për t’iu përshtatur normave tradicionale. “Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja!

Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, shkruan ajo.

Në një tjetër postim, modelja ka folur nga këndvështrimi i saj si nënë, duke shprehur humbjen e besimit te gjykatat, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

Ajo thekson se këto institucione nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur frikës, traumës dhe sigurisë së saj dhe të fëmijës. “Për ta ishim thjesht një dosje, jo dy jetë njerëzish që meritonin mbrojtje”, thekson ajo.

Arbenita nënvizon se nuk e konsideron detyrim t’u besojë institucioneve që, sipas saj, nuk i kanë ofruar sigurinë e nevojshme, duke vënë në pah rëndësinë e ndërhyrjes në kohë për të parandaluar pasoja të rënda. “Nuk kam detyrim t’i besoj një sistemi që na ka dështuar.

Kam detyrim ta mbroj fëmijën tim dhe veten, me çdo kusht”, shton ajo.

Ky reagim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila më parë kishte dërguar një letër për rastin e saj kryeprokurores në Pejë.

Arbenita ka qenë e martuar me reperin Fero, i cili është përballur me akuza për dhunë në familje.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments