Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.
Në këtë takim, siç bëhet e ditur në Facebook, janë diskutuar zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimi institucional dhe çështjet e rëndësishme për komunitetet joshumicë.
Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të këtyre komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.
Të dyja palët u dakorduan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
