BallinaPolitikKryeparlamentarja Haxhiu: Tragjedia e gruas së vrarë kërkon hetim të plotë

Kryeparlamentarja Haxhiu: Tragjedia e gruas së vrarë kërkon hetim të plotë

- Advertisement -

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shprehu pikëllimin e saj për fjalët e gruas që humbi jetën dje, duke pritur ndihmën e shtetit.

Ajo theksoi se këto fjalë “sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim”.

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, Haxhiu kërkoi hetime të plota për përgjegjësinë e prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve të përfshirë në këtë rast.

Ajo theksoi se në situata të tilla, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk kanë asnjë përgjegjësi, pavarësisht kërkesave për dorëheqjet e tyre. “Ç’faj ka ministrja Gërvalla ose ministri Sveçla nëse Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme i kanë adresuar legjislacionin dhe mekanizmat që i ka në dispozicion?”, pyeti Haxhiu.

Ajo shtoi se është detyrë e deputetëve të angazhohen për të korrigjuar “mangësitë e konstatuara dhe për të siguruar që mekanizmat e mbrojtjes të funksionojnë”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments