BallinaPolitikMungesa e Transportit Publik Shkakton Shpërngulje në Fshatrat e Leposaviqit

Mungesa e Transportit Publik Shkakton Shpërngulje në Fshatrat e Leposaviqit

- Advertisement -

Lëvizjet në fshatrat Kushtovë, Cerajë dhe Bistricë të Leposaviqit janë të pakta.

Kur ka nevojë, automjetet personale janë mënyra e vetme për të arritur në qytet, pasi që për disa vite tashmë, në këto fshatra shqiptare, ku shumicë është popullsia serbe, nuk ka transport publik.

Kjo mungesë ka ndikuar në boshatisjen e fshatrave. “Krejt problemi qëndron tek transporti publik, njerëzit nuk po kanë mundësi dhe disa nuk kanë vetura të tyre personale dhe për shkak të transportit detyrohen të shpërngulen sepse problemi kryesor është se kur fëmijët shkojnë në shkollë të mesme nuk po kanë mundësi më udhëtuar ose duhet me ndal shkollën ose duhet me u shpërngul”, thotë Bashkim Hetemi, banor i Bistricës.

Sipas drejtoreshës së shkollës fillore “Kadri Bistrica”, Rudina Morina, mungesa e transportit ka bërë që shumë familje të shpërngulen nga këto tri fshatra. “Mungesa e transportit publik për banorët e kësaj zone ka shkaktuar probleme, pasi kur fëmijët përfundojnë klasën e nëntë, prindërit detyrohen të bëjnë zgjedhje të tjera për vazhdimin e mësimit në Mitrovicë, duke u detyruar të gjejnë shtëpi me qira ose të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër për shkak të fëmijëve që nuk munden më t’i çojnë në shkollë”, tregon ajo.

Edhe fshati Kushtovë ka mbetur me vetëm shtatë familje.

Banori Esat Musa thotë se funksionalizimi i transportit do të lehtësonte jetën e banorëve të mbetur. “Në Kushtovë jemi pesë familje këtu, dhe dy poshtë atje, pra 7 familje, nuk ka më shumë.

Sigurisht që do të ishte një lehtësim më i madh, pasi do të kishim siguri për transport, vetëm do të na duhej biletën dhe do të shkonim e ktheheshim”, thotë ai.

Për shkak të shpërnguljeve, në shkollën e vetme shqipe në Leposaviq, janë duke vijuar mësimin vetëm 14 nxënës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments