Lista Studentore i bëri thirrje qytetarëve në Serbi që të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mbështesin vëzhguesit e saj gjatë procesit të numërimit të votave dhe dorëzimit të materialit zgjedhor.
Në një postim në rrjetin X, ata theksuan se procesi zgjedhor nuk përfundon me mbylljen e vendvotimeve, pasi pasojnë numërimi, hartimi i procesverbaleve dhe dorëzimi i materialit te komisionet lokale të zgjedhjeve. “Pas një dite të tillë dhe një pjesëmarrjeje të tillë, nuk duhet të lejojmë që dikush, në orët e fundit, të rrezikojë atë për të cilën kemi luftuar kaq shumë”, thuhet në postimin e Listës Studentore.
Lista gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ndjekin zhvillimet dhe të ndihmojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet. “Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë aty ku votoi sot”, thuhet në postim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
