BallinaSportSfida të Nxehta në Superligën e Kosovës: Prishtina përballë Dritës dhe Feronikeli...

Sfida të Nxehta në Superligën e Kosovës: Prishtina përballë Dritës dhe Feronikeli me Dukagjinin

- Advertisement -

Sot (e diele) do të zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Vëmendja do të përqendrohet në kryeqytet, ku Prishtina do të presë Dritën. “Bardhëkaltërit” kërkojnë vetëm triumf për të vazhduar si lider në elitë, ndërsa Drita ka filluar të rikuperohet dhe gjithashtu kërkon pikët e plota për t’u rikthyer fuqishëm në garën për titull.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Nga ana tjetër, Feronikeli ’74 do të presë Dukagjinin në Drenas.

Të dy skuadrat kanë objektiva të ndryshëm, por të dyja kërkojnë fitore.

Feronikeli po lufton për t’u ngjitur në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Dukagjini po shpreson për një vend në Evropë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments