Jenna Ortega ka lënë të kuptohet se do të marrë një pauzë nga projektet televizive pas përfundimit të serialit ‘Wednesday’ në Netflix.
Aktorja 24-vjeçare e ka bërë këtë të ditur në podkastin ‘Happy Sad Confused’, ku shprehu dëshirën për t’i kushtuar kohë përvojave të reja pas shumë viteve të kaluara duke kaluar nga një serial në tjetrin që në fëmijëri.
Ortega, e cila fitoi famë ndërkombëtare për rolin e saj si Wednesday Addams, theksoi se nuk ka zhvilluar shumë biseda për projekte të tjera në formën e një ekskluziviteti filmik.
Megjithatë, ajo beson se mundësitë e duhura do ta gjejnë në kohën e tyre.
Ajo la të kuptohet se pas përfundimit të serialit, mund të qëndrojë larg televizionit për një periudhë.
Aktorja, e njohur edhe për rolet e saj në ‘Jane the Virgin’ dhe serialin e Disney-t ‘Stuck in the Middle’, ka treguar se puna e saj që nga mosha e vogël ka ndikuar në mënyrën se si e përjeton aktrimin.
Ajo kujtoi se si fëmijë ishte aq e përqendruar në punë, sa që ndonjëherë kalonte gjithë ditën në sheshxhirim pa ngrënë apo pirë ujë, sepse nuk donte të pengonte të tjerët.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
