Politik

Haziri: Debatet për Kryetarin e LDK-së Nuk Ndihmojnë Demokracinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar se diskutimet rreth asaj se kush është më i miri për të udhëhequr këtë parti, pa u hapur gara zgjedhore, nuk i kontribuojnë demokracisë.

Në një postim në Facebook, Haziri shpjegoi se viti 2027 do të jetë vit zgjedhor i brendshëm për LDK-në, ku misioni kryesor është rikthimi i besimit të qytetarëve dhe bashkimi i shqiptarëve. “Misioni ynë duhet të arrihet deri në kthimin e besimit dhe bashkimin e shqiptarëve, duke qenë gjithmonë mirënjohës e falënderues për partnerët tanë, me vendosmërinë për marrëdhënie speciale me SHBA-të, me Evropën si shtëpi e përbashkët dhe NATO-n si aleanca e vetme.

Pa e hapur garën zgjedhore e kalendarin në të gjitha nivelet, nuk i kontribuojmë demokracisë së saj nëse shkaktojmë debat se kush është më i miri për garën e brendshme.


- Advertisement -

Secili që mundet, përmes shembullit personal të suksesit, kontributit e meritës, duhet të garantojë rikthimin e madh të LDK-së.

Ai apo ajo le të ftohet nga votuesit për besim në garë,” ka shkruar Haziri në Facebook.

Po ashtu, Kryetari i Prishtinës nga LDK, Përaprim Rama, ka shprehur ambiciet e tij për të marrë drejtimin e kësaj partie.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -