Politik

Kryeministri Rama: Protestat nuk justifikojnë dhunën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media të mbajtur sot në mëngjes, theksoi se valë e dhunës që po ndodh në Shqipëri nuk ka të bëjë me studentët apo nxënësit, por me një grup individësh, përfshirë edhe studentë të ekstremizuar në qëndrim.

Rama, në këtë konferencë së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, theksoi se ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese, por theksoi se kjo situatë nuk lidhet me të drejtën për të protestuar, por me ushtrimin e dhunës. “…Natyrisht se brenda në atë grup që agreson policinë, që mban në një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, studentët që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, por problemi nuk janë dhe nuk do të jenë studentët dhe qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës.

Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese…


- Advertisement -

Por, këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, këtu flasim për ushtrimin e dhunës”, tha ai.

Rama gjithashtu kishte me vete një gurë gjatë kësaj konference. “Kam marrë këtë gurë përsëri sepse kur e mban në dorë dhe imagjinon peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të policisë, është një armë që mund të shkaktojë edhe një tragjedi.

Ky gurë është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie.

Dhe ky gurë është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe e drejta e shtetit për të reaguar dhe mbrojtur qytetarët e vet, ata që duan të shkojnë në punë, në shkollë, dhe për të mbrojtur të ardhmen e këtij vendi”, tha Rama.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -