Metropoliti i Korçës reagon ndaj ngjarjeve të dhunshme në Tiranë
Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka shprehur reagimin e tij pas ngjarjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të veprojë brenda kufijve të ligjit.
Në një postim në Facebook, Mamaj u kërkoi policëve të heqin dorë nga përdorimi i dhunës dhe arbitraritetit, duke paralajmëruar se shpërdorimi i autoritetit shtetëror sjell përgjegjësi ligjore dhe historike.
Metropoliti gjithashtu shprehu shqetësimin për pasojat që mund të dalin nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve. “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti.
Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë.
Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, theksoi Mamaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

