BlogShowbiz

Leonora Jakupi ndan momentin e veçantë nga dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës

Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e pranishme në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, dy ish-banorëve të Big Brother, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë.

Pavarësisht atmosferës festive, Leonora ndau me ndjekësit një moment mjaft gazmor nga mbrëmja.

Ajo zbuloi se, pasi kishte shkuar në dasmë, kishte harruar zarfin në çantë.


- Advertisement -

Artistja publikoi një fotografi ku shihet emri i saj i shkruar në zarf, ndërsa sipër saj shkroi me humor: “Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”.

Ndërkohë, Leonora nuk ka kursyer as komplimentet për çiftin, duke i etiketuar Kushtrimin dhe Aurorën dhe duke shkruar: “Nejse fajet i keni vetë me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutuar”.

Një detaj i vogël, por që këngëtarja e ktheu në një moment humoristik nga dasma e dy ish-banorëve të Big Brother.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *