Ish-kryerprokurori Jack Smith Dëshmon për Ndjekjen e Donald Trumpit dhe Rastin e Hashim Thaçit
Ish-kryerprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po vazhdon sot dëshminë e tij para Kongresit amerikan.
Smith është duke u pyetur nga kongresistët republikanë për ndjekjen që i ka bërë presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ata e konsiderojnë se ai ka abuzuar me detyrën.
Në një moment gjatë marrjes në pyetje, kongresmeni Eric Schmitt e pyes Smithin nëse ka pasur raste që i ka humbur gjatë karrierës së tij.
Ish-Kryerprokurori i Hagës në përgjigjen e tij pranon se ka humbur disa raste gjatë karrierës së tij.
Pas kësaj, kongresmeni Schmitt ndërhyn duke e pyetur për punën e tij në Hagë dhe ndjekjen që i ka bërë ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi.
Smith shpjegon se për këtë rast, Hashim Thaçi është dënuar për 300 viktima të torturës dhe 96 vrasje të paligjshme. “Pasi i humbët të gjitha këto raste të nivelit të lartë, ju shkuat në Hagë për ta ndjekur presidentin e Kosovës në vitin 2020”, e pyet Schmitt. “Po, dhe ai është dënuar për mbi 300 raste të torturës dhe 96 vrasje”, përgjigjet Smith.
Kur pyetet nëse ky ishte një shans që e shfrytëzoi për t’iu kthyer Trumpit, Smith e mohon një gjë të tillë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

