Robert De Niro dhe Tiffany Chen: Një Mbrëmje Romantike në Hapjen e Muzeut të Artit Narrativ Lucas
Robert De Niro dhe partnerja e tij, Tiffany Chen, u shfaqën bashkë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles. Çifti, i cili rrallëherë del në evenimente publike, nuk e fshehën afërsinë e tyre gjatë mbrëmjes së 19 shtatorit.
De Niro dhe Chen u fotografuan duke u mbajtur për dore, ndërsa në disa momente pozuan të përqafuar.
Chen, e cila është instruktore e Tai Chit dhe arteve marciale, kishte zgjedhur për këtë event një fustan të bardhë, me prerje asimetrike dhe gjatësi deri në tokë.
Fustani, i frymëzuar nga estetika greke, kishte një detaj rrjetëzues që shtrihej diagonalisht.
Ajo e kishte kompletuar pamjen me flokët e mbledhur në një topuz elegant dhe një çantë të zezë.
Ndërkohë, De Niro ishte veshur me një xhaketë sportive në ngjyrë blu të errët.
Fotografët kapën edhe një moment të ëmbël mes çiftit, ku aktori shihet me dorën rreth belit të partneres.
Gjatë mbrëmjes, De Niro dhe Chen u shoqëruan me disa emra të njohur.
Ata u fotografuan së bashku me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, ndërsa De Niro u pa duke biseduar me Kim Kardashian, si dhe me kolegët e tij, Al Pacinon dhe Leonardo DiCaprion.
Robert De Niro dhe Tiffany Chen e bënë lidhjen e tyre publike për herë të parë në vitin 2021.
Dyshohet se ata janë njohur në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”, ku Chen kishte një rol të vogël si instruktore e Tai Chit, e cila i mësonte këtë disiplinë personazhit të interpretuar nga De Niro. Çifti ka një vajzë, Gia, e cila ka lindur në prill të vitit 2023, ndërsa të dy janë përpjekur ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes së publikut.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

