Politik

Protesta Studentore Vazhdon, Të Rinjët Thërrasin për Mobilizim në Parlament

Pas një qëndrimi disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit u larguan përmes një marshimi drejt sheshit “Skënderbej”, ku vazhduan thirrjet e tyre kundër qeverisë.

Me mbërritjen në shesh, të rinjtë protestues njoftuan se do të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, para Parlamentit, në momentin kur është paraparë të mbahet seanca plenare.

Ata i bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në tubimin e radhës.


- Advertisement -

Protesta studentore, e cila këtë të mërkurë shënoi ditën e nëntë, kishte detyruar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, të anullojë seancën plenare të javës së kaluar për shkak të trazirave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -