BlogShowbiz

Princi Harry Po Planifikon Një Dokumentar për Dianën në 30-vjetorin e Vdekjes

Princi Harry po shqyrton mundësinë e realizimit të një dokumentari në nder të nënës së tij, Dianës, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes së saj nga jeta që do të shënohet vitin e ardhshëm.

Duka i Sussex-it ka kontaktuar disa miq dhe të afërm të Princeshës së ndjerë për të parë nëse do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë projekt, përfshirë këtu edhe vëllain e saj, Earl Spencer.

Megjithatë, projekti ende nuk është konfirmuar.


- Advertisement -

Sipas burimeve, Harry po shqyrton mënyra të ndryshme për të përkujtuar Dianën dhe trashëgiminë e saj përpara përvjetorit që është planifikuar për në gusht të vitit 2027.

Një burim ka deklaruar: “Duka ka diskutuar një sërë projektesh të mundshme për të shënuar 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, Dianës, Princeshës së Uellsit.

Asgjë nuk është përfunduar apo konfirmuar dhe ai ende po shqyrton mënyrën më domethënëse për të nderuar trashëgiminë e saj gjatë këtij viti të rëndësishëm përvjetor.” Dokumentari mund të realizohet përmes kompanisë së prodhimit Archewell Productions, e cila është themeluar nga Harry dhe Meghan.

Kjo kompani ka një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix-in, e cila i jep platformës të drejtën e parë për projektet e saj filmike dhe televizive.

Kjo mundësi e Harry-t për të prodhuar një film për Dianën vjen në një kohë delikate për Familjen Mbretërore, pasi kujtimet e reja të xhaxhait të tij për Princeshën kanë dominuar titujt e mediave.

Libri i Earl Spencer, “Swan Song: Diana, My Sister”, publikohet këtë javë dhe përmban rrëfime thellësisht personale për motrën e tij dhe jetën e saj brenda Familjes Mbretërore.

Earl Spencer, 62 vjeç, ka theksuar se dëshiron të tregojë rrëfimin e tij personal, në vend që të shfaqej si i intervistuar në një tjetër produksion për Dianën.

Ai pretendoi se Princi Charles, i zemëruar, i kishte thënë vetëm pak ditë pas vdekjes së Princeshës Diana: “Të jesh i sigurt, shumë shpejt do ta harrojmë.” Më vonë, Pallati Mbretëror publikoi një deklaratë të jashtëzakonshme ku thuhej: “Edhe pse, si çështje parimore, ne nuk komentojmë mbi libra, Madhëria e Tij është i vetëdijshëm se dhimbja e humbjes së një vëllai ose motre mund të mjegullojë arsyetimin, të ndikojë në gjykim dhe të ngjyrosë kujtesën në mënyra që të tjerët nuk i kuptojnë, madje edhe shumë vite pas një humbjeje të tillë.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *