BlogShowbiz

Flaka Krelani Befason me Pamjen e Re në Instagram

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, ka befasuar ndjekësit e saj me disa fotografi të reja që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Artistja ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve me look-un e ri.

Fotografitë kanë shkaktuar shumë reagime, dhe komentet janë ndarë në dy grupe.


- Advertisement -

Disa prej ndjekësve e kritikuan Flakën, duke e akuzuar për “blackfishing”, ndërsa të tjerë e komplimentuan për paraqitjen e saj.

Një nga komentuesit madje e krahasoi me artistes së njohur amerikane, Ciara.

Megjithatë, pjesa më e madhe e komenteve ishin kritike, me disa ndjekës që e akuzuan për “blackfishing” – një term që është bërë i njohur vitet e fundit. “Blackfishing” përdoret për të përshkruar situatat kur një person që nuk ka origjinë afrikane ndryshon pamjen e tij me qëllim për t’u dukur si një person me ngjyrë, sidomos me origjinë afrikane.

Ky term është përdorur kryesisht në rrjetet sociale dhe shpesh është shoqëruar me kritika ndaj atyre që perceptohen se përvetësojnë pamje ose elemente kulturore të caktuara.

Përveç debatit mbi “blackfishing”, në vitet e fundit ka pasur gjithashtu diskutime dhe kritika ndaj individëve që akuzohen për përvetësim kulturor, që do të thotë përvetësimin e elementeve të një kulture tjetër pa pasur lidhje të drejtpërdrejtë me të.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *