Isa Mustafa: Kosova solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova sot solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri për ta.
Mustafa ka shprehur pritjen që ish-krerët e UÇK-së, të cilët sipas tij luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të kthehen në atdhe. ‘Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta.
Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre.
Aty ku e kanë vendin,’ ka shkruar ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

