BlogPolitik

Albin Kurti kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës: Nëse një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për glorifikimin që Serbia po vazhdon t’u bëjë kriminelëve të luftës, duke marrë shkas nga rasti i Ratko Mladiqit.

Ai tha se kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime.

Kurti theksoi se Aleksandar Vuçiq po e pret me nderime të larta shtetërore Mladiqin, ndërsa përmendi edhe deklaratën e presidentit serb për vrasjen e 100 myslimanëve boshnjakë për një serb të vrarë.


- Advertisement -

Sipas tij, rasti i Mladiqit është shembull i mënyrës se si në Serbi glorifikohet figura e njërit prej përgjegjësve kryesorë për krimet më të rënda të luftës në Bosnje.

Kryeministri në detyrë tha se për Kosovën kjo çështje ndërlidhet me mënyrën se si historia do t’u përcillet brezave të ardhshëm dhe me hapësirën për mohimin, shtrembërimin dhe relativizimin e asaj që ka ndodhur.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *