Kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Kavajë dhe Durrës
Në përpjekje për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, nën operacionin ‘Operacionalja 94’, lokalizuan dhe kapën Saimir Dakolin, 48-vjeçarin nga Kavaja, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Venecias me 7 vjet e 4 muaj burgim për trafikim droge.
Ndërsa në Durrës, nën operacionin ‘The Wanted’, u kap Elton Stafa, 47-vjeçari nga Shijaku, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano për vepra penale të ndryshme.
Bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës po vazhdon për ekstradimin e dy personave të arrestuar.

