Në 24 orët e fundit, janë raportuar 11 vatra zjarri në Shqipëri.
Tre prej tyre mbeten aktive, ndërsa gjashtë janë shuar plotësisht.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 119 forca operacionale vendore dhe lokale, 12 automjete zjarrfikëse, si dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura.
Vatrat aktive janë në Gallatë të Kurbinit, ku zjarri vijon në shkurre dhe pisha, në Librazhd Katund dhe në Bularat të Dropullit.
Autoritetet shqiptare nuk raportojnë rrezik për banesat në këto zona.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





