Marshimi për Liri: Qytetarët e Malishevës takojnë në Prishtinë për lirimin e Hashim Thaçit

Fotografinë që e kishte ruajtur në dollap për 25 vjet, Haki Limaj nga Banja e Malishevës e mori me vete këtë të shtunë.

Me portretin e ish-presidentit Hashim Thaçi në duar, Limaj u nis drejt Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Liri.

Ai thotë se pret që më 16 shtator, Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së të jenë të lirë.


- Advertisement -

Ai nuk ishte i vetmi qytetar nga Malisheva që mori rrugën drejt kryeqendrës së Kosovës.

Qindra malishevas iu bashkuan marshit, ndërsa në mesin e tyre nuk munguan as simbolet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Malisheva u nisën gjashtë autobusë dhe dhjetëra makina.

Pjesëmarrësit shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit që detyrohen të udhëtojnë për të njëjtën arsye.

Nisje të organizuara pati edhe nga qytete të tjera të Dukagjinit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *