Reagimi i deputetit Ramadani pas vendimit të VV-së për të votuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Ramadani e ka cilësuar vendimin e VV-së si “lojë me shtetin”, duke pretenduar se partisë së Albin Kurtit i intereson që Kuvendi të mos konstituohet deri më 13 shtator.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të niste afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, i cili do të përfundonte më 13 nëntor, ndërsa më pas do të mund të shpalleshin zgjedhjet, me afatin që, sipas Ramadanit, do të çonte deri më 27 dhjetor.


- Advertisement -

Krejt kjo është lojë e VV-së me shtetin!

Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat.

Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 ditë, që i bie 13 nëntori”, ka shkruar Ramadani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *