Hotelit ndodhet në Malviya Nagar të Delhit Jugor, një zonë kryesisht banimi e njohur për studentë dhe profesionistë të rinj.
Të paktën 40 persona janë shpëtuar deri më tani, tha policia.
Pamjet televizive treguan ndërtesën në flakë, tym që ngrihej në ajër dhe ndërtesa të djegura ndërsa banorët shikonin nga rrugët e ngushta aty pranë.
Pamjet treguan gjithashtu dy persona që hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës. ‘Besohet se në katin përdhes të ndërtesës ndodhej një restorant… zjarri ka shumë të ngjarë të ketë lidhje me atë restorant’, u tha gazetarëve zyrtari administrativ lokal Jitendra Kumar.
Kryeministri Narendra Modi tha se humbja e jetëve ishte tragjike dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për ata që humbën të dashurit e tyre dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.






