Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor vendos tabelat e emrave të rinj të rrugëve në veri të Kosovës: Konflikt i hapur me kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili i ka mbuluar shenjat para se policia t’i hiqte mbulojat.

Pacolli theksoi se emrat janë miratuar nga Asambleja Komunale vitin e shkuar.


- Advertisement -

Sipas saj, vendimi ishte propozuar nga një komision që ka punuar disa muaj për emrat e rreth 80 rrugëve.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, i mbuloi shenjat e rrugëve, duke e quajtur një veprim të paligjshëm.

Pas reagimit të tij, Policia e Kosovës ndërhyri dhe hoqi mbulojat nga tabelat e vendosura nga Ministria.

Vendimi për ndryshimin e 87 rrugëve në këtë komunë ishte miratuar më 25 gusht 2025.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *