Ai ka theksuar se do të zhvillojë takime me udhëheqësit institucionalë dhe politikë në Kosovë, përfshirë ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe përfaqësues të partive opozitare.
Costa ka theksuar se, në prag të zgjedhjeve, mesazhi i tij është që partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi dhe se integrimi evropian duhet të jetë prioritet përtej ndarjeve politike.
Zyrtari i lartë evropian ka shtuar se Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat dhe për të përmbushur obligimet në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi.
I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët.
Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë – shkroi Costa.






