Zjarr i madh afër fshatit Andon Poçi: Situata në monitorim, forcat zjarrfikëse në aksion

Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për shtëpitë dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.

Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *