Zëvendëskryeministri Konjufca merr pjesë në Takimin e Liderëve të Ishujve të Paqësorit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është në Koror të Palaut për Takimin e 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF).

Qëllimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë forum është forcimi i marrëdhënieve rajonale dhe avancimi i bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët.

Konjufca synon forcimin e marrëdhënieve ekzistuese dhe krijimin e partneriteteve të reja me vendet e Paqësorit.


- Advertisement -

Pjesëmarrja në Samitin e PIF-it shpreh gatishmërinë e Kosovës për një bashkëpunim më të fortë dhe afatgjatë me rajonin e Paqësorit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *