Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca priti Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca priti sot në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Konjufca e falënderoi Palatovan për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët.


- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -