Donika Gërvalla diskuton me shefin e ri të EULEX-it për forcimin e drejtësisë në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e reformave në drejtësi.

Reformat në drejtësi kërkojnë vendosmëri politike, institucione me integritet dhe zbatim të barabartë të ligjit.

Funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesi i Vetingut dhe miratimi i pakos ligjore të reformës në drejtësi janë pjesë e një procesi të gjerë reformues për çlirimin e sistemit të drejtësisë.


- Advertisement -

Bashkëpunimi me EULEX-in në monitorimin e sistemit të drejtësisë, veçanërisht në trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e përgjegjshmërisë institucionale dhe garantimin e një reagimi të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv, me mbrojtjen e viktimave si prioritet.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -