Ardian Gjini refuzon takimin me Albin Kurtin për shkak të mospërbesueshmërisë së tij

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka treguar për refuzimin e tij për t’u takuar me kreun e LVV’së, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se nuk pranon të takohet në zyrë vetëm me Kurtin, meqë sipas tij, kryeministri në detyrë është jo i besueshëm dhe se i ka tradhtuar të gjithë partnerët.

Gjini ka thënë se përveç këtyre, s’ka arsye për ta takuar Kurtin, meqë dihet pozicioni i Aleancës sa i përket formimit të institucioneve.


- Advertisement -

Ai ka përmendur gjashtë pikat që kërkojnë të zbatohen nga Kurti. “E kam ofru që ai me e zgjedhë studion e gazetarin.

Por nuk shkoj në zyrë të tij për t’u takuar vetëm për vetëm, sepse është jo i besueshëm, i ka tradhtuar të gjithë partnerët dhe fundi i fundit nuk kam arsye me e taku sepse pozicioni i Aleancës është shumë i qartë”, ka thënë Gjini në T7.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -