Përfaqësuesit e platformës qytetare ‘Liria ka Emër’, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë në Prishtinë.
Diskutuan për organizimin e ‘Marshit për Liri’ që do të mbahet më 12 shtator nën moton ‘Kosova po pret’.
Takimi u mbajt me kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, kryetarin e shoqërisë ‘Lëvizja’, Xhevat Gjini, si dhe anëtarë të kryesisë dhe anëtarësisë së Shoqatës.
Diskutuan rëndësinë e mobilizimit të gjerë qytetar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Marshi i 12 shtatorit synon të jetë një organizim gjithëqytetar përtej dallimeve politike. ‘Liria ka Emër’ vlerëson mbështetjen e të burgosurve politikë për Marshin për Liri dhe thotë: ‘Kosova po pret.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





