Aktakuzë për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit: Detajet dhe implikimet e dokumentit të zbuluar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh.

Në aktakuzën e siguruar, Prokuroria thotë se ka shumë dëshmi që e inkriminojnë atë për veprën penale e cila i vihet në barrë, që është spiunazhi për BIA-n serbe.

Pjesë e aktakuzës është edhe një dokument të cilin Prokuroria e cilëson si provë relevante për vërtetimin e natyrës së kontakteve dhe veprimtarisë së tij në raport me strukturat e shërbimit informativ serb, BIA.


- Advertisement -

Sipas aktakuzës, kryerja e veprës penale nga i pandehuri Sheholli vërtetohet edhe nga Raporti Informues i Policisë së Kosovës.

Dokumenti pretendon se synimi ishte krijimi i një atmosfere në Kosovë ku njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj.

Në pjesën tjetër të dokumentit përmenden edhe persona të deleguar në vendet perëndimore nga bashkësitë islame të Kosovës dhe Sanxhakut.

Aktakuza thotë se dokumenti përshkruan si synim afatgjatë krijimin e një gjendjeje në të cilën Kosova do të perceptohej si një shoqëri e radikalizuar dhe e destabilizuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -