Zbulohet lapidari në Pemishte për komandantin Mustafë Qorraj në 27-vjetorin e rënies së tij heroike

Në 27-vjetorin e rënies heroike të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Qorraj, sot u zbulua lapidar në fshatin Pemishte të Skenderajt, në nderim të tij.

Pjesëmarrës ishte i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili deklaroi se nuk është aspak e lehtë për të që të jetë prezent në këtë ngjarje.

Kjo pasi siç tha ai, shokët e tij, bashkëluftëtarët e tij, sot qëndrojnë në paraburgim në Hagë. ‘Nuk është e lehtë me ardh për mu këtu sot, kur në Hagë i kam shokët e mi që janë atje padrejtësisht’, u shpreh Lushtaku.


- Advertisement -


- Advertisement -