Landi Hysi, miku i ngushtë i Mirit dhe anëtari i ‘West Side Family’, ka hyrë sot (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Kjo si pjesë e sfidës së mosreagimeve, ku banorët brenda nuk duhet të reagojnë ndaj çfarëdo lloj situate.
Miri ishte akoma në krevat në momentin kur hyri miku i tij, ndonëse nuk reagoi edhe me të dëgjuar.
I njëjti i dha edhe një sinjal e mesazh për qëndrimin e tij në Big Brother VIP.
Madje i tha se të dalë nga ky format për fitore, duke i dhënë forcë për të vazhduar më tej. ‘Jepi fortë, mos hiq dorë.
Dy duar janë vetëm për një kokë.
Fito dhe vetëm fito.
Jepi fortë’, u shpreh ai.





