29-vjeçari shqiptar, Gjergj Pergegaj, i cili humbi jetën në Olmo në Itali, u dorëzua familjes për pritjen mortore.
Ai u qëllua me armë zjarri nga bashkëkombësi i tij, Edison Beluli.
Hetimet tregojnë për konflikt mes tyre dhe një gruaje të re.
Autori është arrestuar, ndërsa familjarët e viktimës kanë filluar procedurat për riatdhesimin e trupit dhe organizimin e ceremonisë mortore.
Pergegaj përshkruhet si një person i qetë dhe punëtor.





