Zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në fshatin Roganë, Kamenicë

Në kuadër të manifestimit tradicional ‘Lulëkuqet e Prillit’, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu.

Ceremonia u mbajt në oborrin e shkollave ‘Metush Krasniqi’ dhe ‘Sejdi Kryeziu’ në fshatin Roganë, në Kamenicë.

Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.


- Advertisement -

Me këtë rast, vajza e Metush Krasniqit, Teuta, mbajti një fjalë rasti, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë për krijimtarinë e babait të saj, pasi sipas saj nuk është zakon që fëmijët të flasin për veprën e prindërve.

Ajo ndau një kujtim personal nga jeta e saj, duke përmendur momentin e kthimit të babait nga burgu, një përjetim që, siç tha ajo, i ka mbetur i gjallë në kujtesë që nga fëmijëria.

Zbulimi i këtyre busteve u konsiderua një akt nderimi dhe kujtese për kontributin dhe sakrificën e dy heronjve në historinë kombëtare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *