55-vjeçari arrestohet për drejtim të automjetit në gjendje të dehur në Gjirokastër

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke shkaktuar aksident me disa mjete.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale V.

B., banues në Gjirokastër, i cili punon në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare.


- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Varosh, ku 55-vjeçari, duke drejtuar një kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete të tjera.

Tre shtetas kanë mbetur të dëmtuar lehtë si pasojë e aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme në lidhje me veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.”


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *