Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës ka bërë të ditur se peshkimi i llojit të peshkut ‘krap’ është pezulluar përkohësisht në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Kosovës.
Vendimi ka hyrë në fuqi që nga data 15 prill.
Peshkatarët janë lutur të respektojnë rregulloren dhe të veprojnë ligjërisht, ndërsa mosrespektimi i rregullave mund të sjellë masa ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.





